VIDEO/ Roveshata e vitit, realizimin e Petkoviç kundër Uzunit e ka zili edhe Ronaldo

Goli i jashtëzakonshëm i lojtarit të Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkoviç, po bën xhiron e rrjeteve sociale, për mënyrën fantastike të realizimit. Ky i fundit, shënoi me një roveshatë, që shumë futbollistë as nuk do e çonin nëpër mend, nga brenda zone, për më tepër shumë pranë me portierin.

Golin ia shënoi ekipit të Lokomotivës së Zagrebit, ku titullarë ishin edhe Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1, dhe ky ishte goli që vendosi sfidën. Për më tepër, mund ta shijoni në videon e mëposhtme.

Panoramasport