Vasili: Janë fryrë si gjela

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj ku i quan protestuesit shpellarë që shkatërrojnë.

Sipas Vasilit, kafshët hajdute të pushtetit kanë surrat dhe i quajnë qytetarët shpellarë,se kërkojnë hakun e tyre dëmshpërblimin pasi duan tju prishin shtëpitë djersën e gjakun e jetës së tyre.

Statusi i plotë:

Janë fryrë si gjela dhe kanë përfunduar si jashtëqitje.

Kafshët hajdute të pushtetit kanë surrat dhe i quajnë qytetarët shpellarë,se kërkojnë hakun e tyre dëmshperblimin pasi duan tju prishin shtëpitë djersën e gjakun e jetës së tyre.
Këto kafshë hajdutë do të kenë një fund të hidhur si të gjithë legenat që ka parë ky vend që janë fryre si gjela dhe kanë përfunduar si jashtëqitje.