Protestat te ‘Unaza e Madhe’, Rama nuk tërhiqet: Rruga do bëhet

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Rama tha se banorëve do t’ju paguhet qeraja për tre vite teksa shtoi se këtë debat ai e ka zgjidhur që në vitin 2000, duke ju referuar prishjeve të objekteve në kohën kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës.

“S’marr lehtë asnjë protestë. Që në vitin 2018 akoma diskutohet në Tiranë, se mund t’i imponohesh me forcë interesit publik, kundër ligjit dhe të ardhmes së qytetit, është e kotë të diskutojmë. Unaza e Madhe është e domosdoshme. Ka familje dhe biznese siç ka pasur kudo, por ka prevaluar interesi publik. Për ata që e kanë pa leje, 3 vite shteti paguan qira. Shtëpitë kanë qenë pa leje, s’prevalon dot sfida e atyre. Do hapet rruga se do bëhet rruga për të gjithë. Këtë debat e kam zgjidhur që në vitin 2000. E kam dhënë përgjigjen”, tha Rama.