Protesta te “Astir”, policia shoqëron disa banorë. Deputetët e opozitës në komisariat

Pas protestës së zhvilluar sot në zonën e “Astir” në Tiranë, policia ka shoqëruar gjatë mbrëmjes disa qytetare.

Qytetarët janë ndaluar me akuzën për zhvillim tubimi të paligjshëm dhe bllokim të rrugëve.

Deputetët e opozitës, Gent Strazimir, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari kanë shkuar në komisariatit nr.6 në mbështetje të protestuesve të ndaluar.

Protestuesit kundërshtojnë planin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre për ndërtimin e Unazës së Re.

Banorët e Astirit prej 11 ditësh protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave  të tyre, ndërsa tregojnë  se urdhri  për të lënë shtëpitë  nuk ka qenë i njoftuar në kohë.

Me pankarta në duar dhe mes thirrjeve: Jemi qytetarë nuk jem i shpellarë, poshtë hajdutët”, ata kërkuan që pushteti të mbajë duart larg prishjes së shtëpive të tyre. Në shenjë revolte ata dogjën edhe flamurin e Rilindjes, flamur të cilin e përdori në fushatë partia Socialiste