Me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut” Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizon koncertin “Të bashkuar në kujtim të Skënderbeut”, që bën bashkë disa nga artistët e suksesshëm botërorë me origjinë shqiptare. Siç mund ta shihni në programin e postuar në Instagram nga pianisti dhe kompozitori i famshëm Genc Tukiçi, në Romë pritet të performojnë:
– Genc Tukiçi në piano “Fantasia Argentina”
– Elhaida Dani “Adagio”
– Rame Lahaj “Rrjedh në Këngë e Ligjërime”
– Lorik Cana me poezi
– Inva Mula “Moj e Bukur Arbëri”
– Olen Cesari në violinë “Ave Maria”
– Ermal Meta “Non mi avete fatto niente”
– balerini Eno Peçi “Elegie”
– Dua Lipa “Homesick”
– Erza Muqolli “Hallelujah”
Koncerti do të mbahet më datë 19 nëntor në “Teatro Argentina”, ndër më të vjetrit në qytet, pranë Largo di Torre Argentina, shesh në Romë.