“Miss World 2018”, Nikita Preka prezanton bukurinë shqiptare në median kineze

Miss World 2018 organizoi sot hapjen e eventit në një konferencë për shtyp në qytetin Sanya të Kinës ku ishin shin pjesëmarrëse media lokale dhe te huaja. Po ashtu dhe 120 vajzat nga shtete të ndryshme që marrin pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar.

Nikita Preka, përfaqësuesja e Shqipërisë mori vëmendjen nga media në Kinë. Media ishin të interesuara për përfaqësuesen tonë dhe po ashtu dhe për historinë e Shqipërisë. Në komunikimin me mediat e interesuara, bukuroshja shqiptare foli jo vetëm për aktivitetin ku merr pjesë, por edhe për Shqipërinë dhe bukuritë e vendit që përfaqëson.

Aktiviteti “Miss World” sponsorizohet Ministria e Turizmit në Kinë dhe nga kompani ndërkombëtare Kineze, si “New Silk Company”.

Pjesëmarrëset në konkurs këto ditë do të njihet me disa nga vendet më piktoreske të Kinës. Konkurrentet  qëndrojnë në “Mangrove Tree Resort Hotel “, një komplekset me luksoze në ishullin e Sanyas në Kinë.

Nikita Preka, vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World 2018”