Erza, vogëlushja shqiptare që e duan të gjithë

Kjo vajzë me sy të kaltër quhet Erza Muqolli dhe shumë shpejt do t’ia dëgjojmë emrin gjithmonë e më shpesh, nëse ende s’ia keni dëgjuar. Jeton në Francë por ka lindur në Kosovë dhe është ylli më i ri shqiptar që po këndon në skenat e botës. Është pjesë e grupit Kids Unitedit, një nga grupet më të pëlqyer të momentit për fëmijë. Të mbështetur nga Unicef, japin koncerte nëpër botë dhe janë pjesë e aktiviteteve të kësaj organizate.