Çështja “Tahiri”, Soreca: Po presim rezultatet e prokurorisë

Blendi Fevziu e pyeti Ambasadorin e BE edhe për një deklaratë të bërë ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas kohë më parë në “Opinion”, për ambasadorët e larguar Lu dhe Vlahutin, për të cilët u shpreh se kishin tejkaluar kompetencat e tyre.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë, në të cilën thoshte pak ditë më parë se disa ambasadorë, fliste për Lu dhe Vlahutin, po luanin një rol në Shqipëri që kurrë nuk mendonin ta luanin ne vendet e tyre, pra po tejkalonin kompetencat.

“Nuk mund të spekuloj për atë që ka thënë ish-ministri. Ajo që mund të them sa i takon BE, është se individë në pozicione të ndryshme, nuk punojnë kurrë vetëm. Ata mbështeten nga institucionet e tyre. Është e qartë që kështu funksionon, në periudhë afatgjatë veprimet tyre janë veprimet e institucionit që përfaqësojnë”.

Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?

“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”

Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?

“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”/tvklan.al