Bixhoz me dashurinë/ Tronditje për Omin, ai zbulon se Çulbul është Gori, ja ç’do ndodhë nesër

Mahi krahason veten me Shivain dhe thotë se askush nuk e do atë ndërsa Shivain e duan të gjithë. Anika preket dhe i thotë se edhe ajo ka kaluar të njëjtën dhimbje pasi e thërrisnin jetime. Anika i kërkon Mahit të vijë të takojë Pinkin sepse ajo është mamaja e tij.

Mahi refuzon dhe Anika mundohet ta bindë duke i thënë se ajo ka të drejtë ta takojë djalin e vetë. Mahi thotë se Pinki nuk është mamaja e Shivait. Anika tronditet. Gazetari kërkon të dijë për bashkëshorten e Shivait.

Ai i thotë se Anika nuk vjen nga një familje e njohur por nga një familje e respektuar. Në këtë moment vjen Naintara, një grua kërcimtare e cila thotë se është mamaja e Anikës. Shivai tronditet kur mëson se ajo kërcën në lokal.

Pinki gëzohet. Naintara kërkon të takojë Anikën. Anika largohet nga shtëpia e Mahit dhe mendon nëse duhet t’i tregojë apo jo Shivait. Ajo telefonon Omin dhe vendos t’i tregojë atij. Shivai vendos të flasë me mamanë e Anikës.

Ndërkohë Gori e kupton që Om nuk do largohet pa marrë Çulbulin. Ajo maskohet si Çulbul dhe i dërgon mesazh Omit të takohet. Om gëzohet kur e sheh dhe e përqafon. Çulbul i thotë Omit se nuk mund të vijë me të dhe i kërkon të largohet.

Om i thotë se nuk e lë dhe do luftonte me 10 Kali për të. Çulbul i thotë se Kali do e vrasë nëse nuk largohet. Om i thotë se nuk i intereson dhe nuk largohet pa të. Ai e merr Çulbulin dhe largohet me makinë.

Njerëzit e Kalit e ndjekin. Kali qëllon gomat e makinës së Omit. Om përplaset me një pemë. Ai zihet me njerëzit e Kalit. Kali i qëllon Omit në këmbë. Om rrëzohet.

Ai i kërkon Çulbulit t’ja mbathë por ajo nuk largohet. Kali afrohet me shpatë drejt tyre. Om shtyn Çulbulin. Asaj i bie kapelja dhe i lëshohen flokët. Om tronditet kur sheh Gorin./revistawho