Besi revoltohet pas lajmeve: Po na lë zemra Ijen dhe familjarët

Lajmi i rremë që qarkullon nëpër portale sipas të cilit, Bes Kallaku dhe Xhensila janë aksidentuar rëndë, ka revoltuar keqazi aktorin e humorit. Rreth 1 orë më parë, Besi postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto të shkëputur nga artikulli me titull: “Lajm i fundit: Aksidentohet Bes Kallaku me gruan e tij Xhensilën. Në gjendje kritike për jetën. (Pamje)”.

”Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo nje titull i tille per disa klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete dhe ska ndodhur asgje, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra”,-shkruan Besi.

Gjithsesi, nga të tilla portale kjo nuk është hera e parë që qarkullon një lajm i tillë. Kohë më parë, aktorit të humorit ju desh të përgënjeshtronte një tjetër njoftim të rremë që thoshte se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.