Vasili: Turp! Prokuroria i mbyll një tjetër çështje Edi Ramës

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë ëpr të mbyllur hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin e policit Emiljano Nuhu.

Deklarata e plotë e Vasilit:

“Tjetër turp, Prokuroria e blere i mbyll çështjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.

Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtëpive nga qeveria.

Ja dokumenti qe provon se prokuroria është blerë nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit”.