Ish-e dashura i nxjerr bojën Dybalës: Shkonte me femra të tjera

Paulo Dybala po kalon një moment të mirë në Itali me Juventusin duke shkëlqyer nga ndeshja në ndeshje.

Përveç fushës së lojës, ai njihet si një person aventurier jashtë saj.

Antonella Cavalieri, ish-e dashura e tij rikthehet të flasë edhe njëherë për historinë e tyre.

Ajo e ka quajtur tradhtar sulmuesin argjentinas të Juventusit duke deklaruar se bëri mirë që u nda nga ai.

Antonella shprehet:

Vajzat e tjera qëndronin në radhë për t’u lidhur me të dhe kjo gjë e shkatërroi historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie seksuale me vajza të tjera, por erdhi një moment, kur nuk mund t’i besoja më. E hoqa “perden” që më kishte zënë sytë. Bëra gati valixhet dhe u largova prej tij”.