Conte i përgjigjet në këtë mënyrë interesimit të Real Madridit

Antonio Conte ishte shumë afër Real Madridit, por u zgjodh Santiago Solari si trajner i përkohshëm, shkruan Syri.net.

Megjithatë për italianin vazhdon të jetë e hapur porta nga klubi madrilenë dhe ndoshta në sezonin e ardhshëm ai mund të jetë tekniku i “Los Blancos”.

Në lidhje me interesimin e presidentit Florentino Perez, Conte deklaroi: Unë mendoj se është më mirë të pres deri në fund të sezonit sesa ta marrë drejtimin e një skuadre ku diçka është nisur. Dua të pres deri në qershor dhe të nis përsëri me një projekt të ri”.