Një lajm që ja vlen të ndalemi pak

Nga Ylli Manjani –

Sot u njoftua arrestimi i një të kërkuari nga Interpol Italia. Personi quhet Dritan Shoraj dhe është dënuar në Itali për trafik droge.

Duke kërkuar ndjesë për ndonjë mospërputhje eventuale, nga kërkimi që bëra në google del se:

1. Dritan Shoraj është doktor i shkencave ekonomike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

2. Dritan Shoraj është anëtar e Akademisë së Europës dhe ka bërë disa shkrime aty.

3. Pedagogu Dritan Shoraj, ka ndërprerë një orë mësimi dhe ka goditur studentët për motive politike.

4. Dritan Shoraj është she konsulent financiar në disa projekte të BE-së…

Të jetë vallë ky Dritani që është arrestuar sot?!