Ushqeu me gji të bijën deri në moshën 9-vjeçare, nëna jep justifikimin epik

Sharon Sprink, një nënë nga Jorkshajëri Verior, ka ndaluar së dhëni gji vajzës së saj 9-vjeçare, me kërkesë të kësaj të fundit.

9-vjeçarja Sharlote, i ka kërkuar nënës së saj, të ndalojë së dhëni gji pasi, megjithëse e kishte rralluar si proces vitet e fundit.

Mamaja e katër fëmijëve, insistonte se ushqyerja me gji ndaj vajzës së saj për kaq gjatë ishte diçka normale dhe se ato tashmë kishin një lidhje të përjetshme.

Ajo shprehet se e bija sëmuret shumë rrallë pasi është imune ndaj sëmundjeve, falë përfitimeve që ka marrë nga qumështi i saj.