Tsipras: Shqipëria të garantojë të drejtat e pakicës greke

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras është shprehur për herë të parë mbi ngjarjen në Bularat ku u vra Kostandin Kacifas. Tsipras ka zgjedhur ditën e ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit për të thënë që ngjarje të tilla nuk duhet të ndryshojnë strategjinë e dy vendeve për tu afruar më shumë mes tyre.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë”.

“Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri. Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në një intervistë për një media në Athinë.