Thirrjet antishqiptare në Bularat, Tsipras: Zemërimi i drejtë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka reaguar pas ceremonisë mortore të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas.

Në një intervistë në televizionin ”Alfa”, Tsipras tha se ajo që ndodhi në 28 tetor ishte një ngjarje e rëndë. Ai tha Greqia ka bërë gjënë e duhur që ditën kur ndodhi ngjarje.

Ai shprehet se pala shqiptare i ka premtuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se dialogu duhet të vazhdojë për të drejtat e minoritetit.