Spektakël në Brazili, basketbollisti shënon 4 pikë me dy gjuajtje të lira (VIDEO)

Në basketboll kemi parë shumë kosha spektakolare, por vështirë se do të keni parë një veprim të tillë që ka ndodhur në Brazil.

Kur kishin mbetur edhe 6 sekonda, Bauru ishte duku humbur 101-103 ndaj Vasco Da gama për fazën play off në ligën braziliane. Dudu kishte të drejtën për të ekzekutuar dy goditje të lira.

Atij i lindi një ide gjeniale, pasi shënoi koshin e parë. Në të dytën, ai e përplasi në kosh dhe më pas rrëmbeu topin për të shkuar dhe për të shënuar një 3 pikësh. /Koha Jone/