Solari thyen një rekord historik te Reali, edhe pse është provizor

Pas largimit të Lopeteguit, në stolin e Realit u ul tekniku i të rinjve, Santiago Solari deri sa klubi spanjoll të gjejë pasuesin e tij.  Megjithatë, paraqitja e e madrilenëv me të ka qenë fantastike në 3 takimet e para.

Përveç lojës së mirë dhe golave të shumë, Real Madridi i tij  ka arritur të thyejë një rekord që ishte vendosur që në vitin 1957. Solari bëhet trajneri i parë që nuk pëson gol në 3 takimet e para si trajner i Real Madridit.

I fundit që e bëri këtë ishte Carniglio në vitin e largët 1957. Takimet e fituara prej tij janë ndaj Melilës në Kupën e Mbretit 4-0, Valadolid 2-0 dhe Viktoria Plzen 0-5. Duket se presidenti Perez nuk ka më nevojë për të kërkuar për trajnerin e ri.