Situata në të gjitha grupet e Champions League kur kanë mbetur dhe dy ndeshje

Champions League ka hyrë në një fazë të nxehtë në sfidat e grupeve, teksa deri më tani janë luajtur katër ndeshjet e para. Barcelona është klubi i vetëm që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në fazën tjetër pas barazimit ndaj Interit në “San Siro”. Dy ndeshjet e mbetura për secilin grup premtojnë emocione të forta, sepse vetëm Monaco, PSV, Lokomotiv, AEK Athens, Viktoria Plzen dhe Young Boys janë eliminuar. Të tjerët i kanë ende gjallë shpresat për të përparuar në këtë kompeticion.

GRUPI A

Atletico Madrid ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit pas fitores ndaj Dortmundit. Fitorja e Bryzh në “Luis II” e pengon skuadrën e Diego Simeone të kualifikohet për momentin, por vetëm një “dramë” në dy sfidat e mbetura mund ta eliminonte nga Liga e Kampionëve. Do të mjaftojë një triumf ndaj Monacos, tashmë të eliminuar, që spanjollët të siguronin kualifikimin. Sa i përket vendit të parë në grup do të jetë më e komplikuar pasi Dortmundi ka një golaverazh më të mirë, pasi ka fituar sfidën e parë direkte 4-0.

GRUPI B

Barcelona është kualifikuar, duke e lënë luftën për vendin e dytë mes Interit dhe Tottenham. Me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur, kampionëve të La Liga-s u nevojiten vetëm tri pikë për të blinduar kreun e grupit. Vizita në fushën e PSV, që është eliminuar, e favorizon ekipin e Valverdes. Tottenham-Inter  do të jetë vendimtare për të parë se cila do të jetë skuadra e vendit të dytë që kualifikohet më tej.

GRUPI C

Fitorja e papritur e Crvena Zvezda kundër Liverpool-it dhe barazimi mes PSG dhe Napolit e ka kthyer grupin C në një nga grupet më vështira për t’u parashikuar. Çdo ekip mund të kualifikohet në dy ndeshjet e veta, apo të eliminohet. PSG-Liverpool dhe Liverpool-Napoli parashikohen si finale për klubet, që nuk janë të dizajnuara të eliminohen që në pengesën e parë.

GRUPI D

Porto ka një avantazh të mirë pasi mundi lehtësisht Lokomotivën e Moskës, e cila tashmë mund të aspirojë vetëm për Ligën e Europës. Një humbje në duelin e radhës në “Do Dragao”, kundër Schalke, së bashku me një triumf të mundshëm të Galatasaray në Moskë, do t’i bënte Iker Casillas me shokë që t’i luanin shanset e kualifikimit në Stamboll, ndeshjen e fundit.

GRUPI E

Bayerni më në fund ka marrë kryesimin e grupit, dy pikë para Bayernit, por ende nuk ka siguruar kalimin për në turin tjetër. Fatin e vendit të parë do ta vendosë java e fundit, ndeshja e tyre të veçantë në Amsterdam. Benfica ka ende mundësi, edhe pse do të duhet të fitojë në Mynih, në ndeshjen e ardhshme kundër bavarezëve, që duhet të mbyllin kualifikimin e tyre matematikor.

GRUPI F

Goli i fundit i Hoffenheim në Lyon do të thotë se nuk ka asnjë ekip të kualifikuar, as të eliminuar. Manchester City ende mund të rrëzohet, nëse do të kemi një barazim me Lyon dhe Hoffenheim. Shakhtar, i cili është i fundit, mund të kualifikohet, nëse i fiton dy ndeshjet e tij të mbetura në grup dhe Manchester City shënon një gol në stadiumin e Lyon.

GRUPI G

Real Madridi dhe Roma do të luajnë duelin e ardhshëm për vendin e parë të grupit, pas fitoreve kundër Viktoria Plzen dhe CSKA Moska. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është kualifikuar matematikisht. Ekipi çek është eliminuar tashmë dhe aspiron vetëm Ligën e Europës, ndërsa moskovitët do të kërkojnë mrekullinë e grumbullimit të gjashtë pikëve. Kjo do të kishte vlerë për ta nëse Roma nuk shton më pikë dhe Real Madridi nuk e kalon barazimin në “Olimpico”, ndaj verdhekuqve.

GRUPI H

Fitorja e Manchester United në Torino, ka bërë që llogaritë për vendin e parë në grup të mbeten të hapura. Nëse nuk fitojnë në shtëpinë e Juventusit, Valecia do të eliminohet, sepse Manchester United do të presë Young Boys dhe është dukshëm e favorizuar. Bardhezinjtë ndërkohë janë dukshëm për favorizuar për vendin e parë.