Shifrat/Erdhën për Kacifën, të kthyer 44 huliganë

Policia shqiptare bën jep shifrat e personave që janë kthyer nga policia në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes.

Mësohet se policia ka kthyer pas 44 huliganë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa.

Mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës. Janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.