”Sfida e Kumbaros”, Ndreu: Kam një dhomë me libra në shtëpi

Statusi në Twitter i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për ata që nuk lexojnë libra, nuk ka kaluar pa vëmendjen e vetë socialistëve.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu në një takim me të rinjtë e Lezhës në kuadër të anëtarësimeve të reja dhe ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, zbuloi për këtë të fundit se në shtëpi ka një dhomë të dedikuar vetëm për librat.

”Kryeministri më thotë gjithmonë polic, se në fakt kështu jam njohur me të. Por për ta mbyll dua të tregojë një sekret, kryeministri nuk e di që unë në shtëpi kam një dhomë bibliotekë me romane me poezi. Do ja them edhe Mirelës, por po jam them kryeministrit njëherë. Dhe Lezha është një vend ku ka nxjerrë shumë pena, nga Gjergj Fishta. Unë desha të recitojë një pjesë nga himni i rinisë nga Migjeni”,-tha Ndreu. /Ora News/