Ndreu emocionon Ramën: Një ish-polic reciton poezi

Gjatë takimit me të rinjtë në Lezhë, deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka recituar një poezi të Migjenit kushtuar të rinjve. Kryeministri Rama tha i emocionuar se një ish-polic reciton poezi.

“Rini thuaja këngës më të bukur që di, kumbi i zërit tënd përplaset në qiell, të kthejë prapë tek ne sepse hyjtë na kanë zili, e na të duam fort siç duam një diell”,-tha deputeti Pjerin Ndreu.

Më pas Rama shprehu befasinë e tij. ”Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish-polic reciton poezi. Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu sot jemi me forumin rinor eurosocialist të rilindur të Lezhës”.