Lu nis punën në Kirgistan nga fabrika e qumështit (FOTO)

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka nisur zyrtarisht punën në shtetin e vogël azitik të Kirgistanit me përurimin e një fabrike qumështi në qytetin Osh.

Nën shoqërinë e presidentit të vendit, Soronbaj Jenbekov, ambasadori Lu është shprehur mjaft entuziast për objektin, i cili jo vetëm do të mbledh produktet e banorëve të zonave por njëkohësisht do t’u oftojë atyre këshilla teknike dhe ushqime me cilësi të lartë për të rritur prodhimin e qumështit gjatë muajve të dimrit.

“USAID dhe Alaiku Organics investuan më shumë se 740,000 dollarë për krijimin e një strukture të qumështit. Fondet nga populli amerikan ofruan posaçërisht për prokurimin dhe instalimin e një sistemi të pastrimit të ujit, pajisjeve laboratorike dhe linjës së përpunimit të qumështit”, shkruan faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kirgistan.