Lazio shpërblen Taren, ja sa do të përfitojë në kontratën e re

Lazio ka rinovuar kontratën me Igli Taren deri në vitin 2022. Arkitekti që ka sjell mbi 30 futbollistët në sezonet e fundit më në fund duket se ka marrë shpërblimin duke ripërtërirë marrëveshjen me klubin bardhekaltër.

Ish-sulmuesi shqiptar, që mbulon rolin e drejtorit sportiv por edhe “scout” te bardhekaltërit që prej vitit 2009, do të përfitojë thuajse 1 mln euro në sezon me kontratën e re. Ai ka qenë në shënjestër edhe të shumë klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm.

Për zyrtarizimin duhet të presim edhe disa ditë derisa të qartësohen detajet e kontratës.