Largohet Elon Musk – Tesla prezanton kryetaren e re!

Tesla njoftoi se Robyn Denholm ka zënë vendin e Elon Musk si kryetare e bordit të kompanisë.

“Ajo gjithashtu do të lërë rolin e saj si CFO dhe Shefe e Strategjisë në Telstra, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Australi, pas një periudhe njoftimi gjashtëmujore atje, për t’u përqendruar në punën e saj si kryetare e Tesla me kohë të plotë” – tha kompania në një deklaratë. Musk duhej të largohej nga roli i tij si kryetar i bordit në Tesla, si pjesë e një marrëveshjeje me SEC  dhe pas tweet-eve të tij të famshme në gusht.

Tregu aksioneve i Tesla, i cili u mbyll në 348.16 $ për aksion, kishte rënë me 25 për qind, por filloi të rritet veçanërisht pasi prodhuesi i automjeteve elektrike njoftoi fitimin më të madh tremujor në historinë e kompanisë. Në tremujorin e tretë të vitit 2018, Tesla raportoi rreth 6.8 miliardë dollarë në të ardhura dhe 312 milionë dollarë fitim për periudhën. Ai krijoi rreth 190 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e kredive rregullatorë. Prodhuesi i automjeteve elektrike gjithashtu dha 83,500 makina gjatë tremujorit të tretë, duke mposhtur pritjet e analistëve të Wall Street. Më parë këtë vit, Tesla kishte qenë duke luftuar për të rritur prodhimin e baterive të saj dhe modelin 3.

Një zëdhënës i Tesla tha për CNBC, se sapo Denholm të largohet nga Telstra, ajo do të marrë 8,000 opsione të aksioneve çdo vit dhe një mbajtës cash prej $ 300,000. Denholm ka qenë drejtoreshë e pavarur në bordin e Tesla që nga viti 2014.