Kryemadhi takon Fleckenstein: Rama po bllokon reformën në drejtësi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar sot me raporterin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

“Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI. Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj “,- tha Kryemadhi.

Lidhur me situatën politike dhe reformat, Kryemadhi deklaroi se “Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit”.

Postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook:

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.