Ish-sulmuesi zikaltër: Icardi do të ishte rezervë në atë kohë

Nicola Ventola është një “ish” i dyfishtë si te Atalanta dhe Interi që do të luajë këtë fundjvvë. I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish-qendërsulmuesi i njohur foli për sfidën në fjalë.

Kur u pyet se cili është favorit, ai preferoi t’i flasë zemra: “Shpresoj që Interi të fitojë. Në Milano kam mbërritur si fëmijë, duke e ndarë eksperiencën time me një ekip yjesh, ku bënin pjesë Baggio, Zamorano, Recoba, Ronaldo dhe Vieri. Kjo ishte konkurrenca ime. Icardi duhet të përmirësohet në lojën pa top, por në zonën kundërshtare është i nivelit të lartë. Këtë e tregoi edhe të martën, kundër Barcelonës. Një goditje, një gol”.

Pyetja që lind pothuajse spontanisht është vetëm një: A do të luante dot Icardi në Interin e tij? Ish-sulmuesi nuk ka asnjë dyshim: “Jo, atje ishin Ronaldo dhe Vieri. Icardi do të ishte një rezervë. Luksoze, por një rezervë”.