I “çmendi” të gjithë me bukurinë e tij të rrallë, zhduket papritur rosaku Mandarin

Një rosak i rrallë Mandarin, tmerrësisht “simpatik” që u shfaq në Parkun Qendror, Nju Jork një javë më parë është zhdukur misteriozisht.

Rosaku i vetmuar, i cili nuk është një specie e zakonshme në SHBA, u pikas disa herë në mes të Manhatanit në javët e fundit.

Rosat Mandarin-e janë vendase në Azinë Lindore dhe njihen për pendët e tyre shumëngjyrëshe dhe sqepin ngjyrë rozë. Tani, zogu i mrekullueshëm që i marrosi të gjithë me bukurinë e tij nuk duket askund në horizont.

Dhe, përdoruesit e Twitter-it, që ia kanë ndjerë mungesën, po kërkojnë përgjigje.

Disa prej tyre shkruan:

Ky rosak ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur për vitin 2018 dhe tashmë ai nuk është më.”

Një tjetër shkroi:

Betohem,se nëse dikush e ka vjedhur rosakun Mandarin (është zhdukur) nga Central Park, do ta gjej dhe do ta hedh në lumin e ndotur Hudson.”

Ndërsa shumë po bëjnë kërcënime kundër autorëve të mundshëm, Departamenti i Parkut tha se rosaku me shumë mundësi ka shtegtuar.