Gazetat italiane pasqyrojnë vizitën e Metës në Itali: Një urë vëllazërie nën iluminimin e Skënderbeut

Gazetave kryesore në Rajonin e Kalabrisë, në Itali, i kanë kushtuar një hapësirë të madhe vizitës së Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe Presidentit italian, Serxho Mattarella në Itali.

Gazeta “Il Quotidiano” ka kryeartikull dhe foto kryesore vizitën e Presidentit Italian, me titull “Kalabria-Shqipëria, urë vëllazërie”.

Gazeta “Gazzeta del Sud” ka vendosur në numrin e sotëm të saj foto kryesore takimin e dy presidentëve. Ndërsa titulli pasqyron fjalimin e kreut të shtetit italiane. “Presidenti Mettarella në Shën Mitrin Koronë: Arbëria, një shembull i jashtëzakonshëm i integrimit dhe multikulturalizmit në Itali”.

Pothuaj të gjitha gazetat e rajonit të Kalabrisë dhe Jugut të Italisë i kanë kushtuar hapësira të mëdha vizitës së presidentit Meta dhe takimit me Presidentin italian.

Ndërkohë televizionet kryesore italiane dhe sidomos ato të rajonit të Kalabrisë i kanë kushtuar këto ditë kronika dhe reportazhe të shumta takimi të dy krerëve të shtetit në komunitetin arbëreshë të Italisë.

Faqja e parë e gazetës “Calabria”
Faqja e parë e gazetës “Gazzeto del Sud”
Faqja e parë e gazetës “Quottidiano”