Ekzekutuan Kacifasin, Artan Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA

Në emisionin ‘Opinion’, gazetari Artan Hoxha është shprehur se ka informacione së partia ekstremiste, Agimi i Artë po kërkon emrat përfaqësuesve të RENEA-s që ekzekutuan Kostandin Kasifasin.

Hoxha theksoi se autoritetet shqiptare nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

“Agimi i Artë kërkon të identifikojë emrat e personave që ekzekutuan Kacifasin në Bularat. Do jetë gabim i autoriteteve dhe prokurorisë nëse dorezojne emrat. Kam informacione për ketë madje kam kontaktuar me drejtues të policisë së shtetit dhe u kam thënë të jenë të kujdesshëm”, perfundoi Hoxha.

Lexoni edhe: