Ekstremisti grek në krye të kortezhit në varrimin e Kacifas (FOTO)

Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ekstremistit Kacifas ishin të pranishëm mbi 1500 nacionalistë grekë, mes tyre edhe Babis-Harallambos Karathanos.

Ai ka lindur në Greqi por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA-(Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Ai është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek.