Dule në Policinë e Gjirokastrës: Lironi të shoqëruarit

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ishte pasdite vonë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për tu interesuar për shtetasit grekë të ndaluar nga policia, te cilet ishin pjese e ceremonise se varrimit te Kostandin Kacifasit.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u mjaftua me këtë prononcim:

“Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre”.