Çmendet kryeministri Rama, merrni masa!

Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik.

Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij.

Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës).

Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte të “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!