Aktori shqiptar në lidhje me stilisten turke

Can Yaman është aktori turk më i përfolur për momentin. Protagonist në disa seriale, Can është kthyer në seks simbolin e Turqisë dhe momentalisht luan në serialin “Erkenci Kus”.

Can është me origjinë nga Shqipëria dhe prej disa muajsh sipas mediave turke është në një lidhje me Elif Tutarkaban.

Pas diplomimit në një Shkollë Biznesi, Elif Tutardabakan ka punuar në bankë. Ajo i është përkushtuar tashmë stilimit që nga viti 2016.