Zgjedhjet në SHBA/ Ben Blushi “fiton” një vend në Asamblenë e Nevadas

Një kandidat për Asamblenë e Distriktit 36 të Nevadas, ka siguruar një fitore të pazakontë në zgjedhjet amerikane.

Dennis Hof vdiq më 16 tetor , por emri i Hofit ende figuronte në fletëvotimet e distriktit të tij dhe ka mposhtur kundërkandidatin, edhe pse ka vdekur para zgjedhjeve.

Por, kjo ngjarje në SHBA, përkon fiks me librin “Kandidati” të Ben Blushit, i cili personazh kryesor kishte një kandidat të vdekur, që më pas fiton zgjedhjet.

Ngjarjet e romanit të Blushit zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.

Pra, libri i Ben Blushit me sa duket është bërë realitet në SHBA, ku një kandidat i vdekur ka fituar zgjedhjet./CNA.al