Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj që nga koha kur Donalld Tramp u zgjodh president në 8  nëntor 2016. Mësi i I parë që mund të nxirret nga zgjedhjet e mes mandatit të organizura të martën në SHBA është se demokracia po rrefuzon të shuhet.

Rezultatet e para të së mërkurës flasin për një pjesmarrje rekord për zgjedhje të kësaj natyre. Sipas një sondazhi të New York Times, 114 milionë votues kanë shprehur mendimin e tyre kundrejt 83 miljonë në 2014. Kjo është një shenjë e qartë e një mobliizimi jot ë zakionshëm në një klimë politike shumë të polarizuar, por është gjithashtu edhe shprehje besimi në demokracin përfaqësuese, pavarësisht akteve të dhunës që shenjuan fushatën.

Mësimi i dytë i këtyre « midterms » eshtë theksimi i hendekut të madh që ndan shoqërinë amerikane. Nga njëra anë demokratët kanë rifituar Dhomën e përfaqësuesve (parlementin tek ne-Lapsi.al) me 27 vende të reja, ndërsa ng ana tjetër republiknët e Trampit kanë forcuar shumicën në senat, çka nuk përbën ndonjë çudi për Capitol Hill-in.

Gjeneratë e re të zgjedhurish

Sejcili nga dy kampet ka fituar pikë. Demiokratët kanë marrë hak për humbjen e Hyllari Clinton, e mundur në 2016 nga Donald Trump, ndërkohë që ajo fitoi votën popullore. Ata po shohin ë linë një gjeberatë e re të zgjedhurish ku shkëlqenjë gratë dhe një mumër përfaqësuesish të minoriteteve, por ata nuk arritën dot të shkaktonin fortunën që shpresonin kundërshtarët më optimist të Trump.

Donald Trump ka humbur pra shumicën në Dhomën e përfaqësuesve, njësoi si ç’i ndodhi paraardhësve të tij Bill Clinton dheBarack Obama, dy vjet pas zgjedhjeve duke dëshmuar edhe njëherë se ai nuk ka shumicën e votive popullore (pasi senati ripërtrinte vetëm 1/3 e tij).

Por duke u angazhuar fuqimisht në fushatë, në të cilën ai mbajti plot 37 mitingje në të gjithë vendin, ai arriti ti zvogëlojë përmasat e disfatës. Dhe më së fundi ai po trashëgon në duart e veta një parti rrënjësisht të “trampizuar”. E madhja “Old Party” ka ndryshuar shumë

Përfaqësuesit tradicionalë, internacionalistë dhe pro emigracionit janë eklipsuar. Senatori John McCain vdiq këtë verë ndërsa disa figura klasike republikane nuk u kandiduan fare në këto zgjedhje Ata që arritën ta rifitojnë karrigen e tyre si, Ted Cruz, i rizgjedhur senator në Teksas, arritën ta bëjnë këtë duke përqafuar idetë zjarrëvënëse të Trump-it që po përgatitet për rikandidimin e tij në 2020. Ajo që mund të thuhet me siguri është se “trampismi” : Po rrënjoset në debatin politik amerikan.

Strategjia e ndarjes

Kjo natyrisht nuk do të thotë se ai do ta ketë të lehtë dy vitet e ardhshme. Kongresi i ri do tia bëjë jetën të vështirë.

«Duhen rindërtuar kundërpushtetet Il», ka paralajmëruar këtë të mërkurë në mënjgjes Nancy Pelosi, teksa shpallte fitoren e demokratëve. Loja e njohur checks and balances, që përbën teorikisht forcën e demokracisë amerikane do të kalojnë në sitë të gjitha nismat e ndërrmara nga administratat e Trump.

Të zgjedhurit e rij demokratë do të kenë mundësinë të investigojnë edhe për të shkuarën e presidentit actual dhe në mënyrë më precise për fshehje e taksave për të cilën ai gjithmonë ka rrefuzuar të japë shpjegime

Ata do të jenë po ashtu vigjilentë për hetimin që po zhvillon prokurori special Robert Mueller, lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidencilae 2016 dhe që e shqetësojnë trumpin në perspektivën e rikandidimit të tij të ardhshëm.

Një ndarje e ekulibruar e pushteteve zakonisht është e mirë për demokracinë. Por për këtë ka një kusht: që të dy kampet të punojnë së bashku.

Ndonëse duke para tonet e fort që përdori gjatë fushatës presidenti Trump, askush nuk vë dot bast se kjo do të ndodhë.

Logjikisht, strategjia e ndarjes do të vazhdojë të shenjojë jetën politike në ShBA. Por ajo riskon të jetë më e tendosur dhe më e rrezikshme.

Editorial i të përditshme franceze le Monde/