40 autobuzë me ultras-skocezë, masat e policisë

Më datën 17 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve do të luhet ndeshja Shqipëri-Skoci. Po në të njëjtën ditë pritet që të mbërrijnë 40 autobuzë me tifozë ultras-skocez dhe për këtë arsye policia ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

Ndeshja do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” dhe FSHF-ja ka vënë në dispozicion rreth 2 mijë bileta për tifozerinë Skoceze.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zvilluar më 10 shtator Skocia fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë.