Miopë dhe budallenjë, edhe mafiozë, njëkohësisht!

Ilir Meta nuk firmosi dekretin e emërimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm. Motivet juridike akoma nuk janë zbardhur për publikin, por me sa duket do jenë nisur udhës me postë për në Kryeministri.

Presidentit, Kushtetuta ia ka përcaktuar se verifikon, kontrollon, merr informacione me shkrim nga institucionet kushtetuese dhe vendos. Vendimi mbetet në të drejtën e tij kushtetuese. Presidenti është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ndaj me një emër problematik, që ka shfaqur simpatinë publike ndaj një ish-ministri që hetohet për trafik ndërkombëtar të drogës, nuk ka se si firmos. Për të mos hyrë me tej në argumentat pro dhe kundër, se si po pozicionohet politika për këtë mos dekretim, do të ishte mirë që të ishte në funksion Gjykata Kushtetuese. Por mazhoranca dhe konkretisht kryeministri nuk e donin këtë gjykatë në funksion, ndaj nga 9 anëtarë me Kushtetutë e kanë vetëm me kryetarin, edhe këtë në pritje të apelimit në KPA.

Tani po vjen edhe Marrëveshja me Greqinë, ku qeveria shqiptare thuhet se i ka hequr “brekët, duke i dhuruar territor detar shqiptar, palës greke. Flitet se po dhurojnë zonën ekonomike detare shqiptare e cila mbart poshtë vetes qindra miliardë dollarë rezerva nafte dhe gazi. Rezervat janë gjetur nga kompanitë amerikane. Edhe në këtë rast firma do jetë nga Presidenti i Republikës. Me informacionet sekrete dhe nga shërbimet, del se ministria greke ka paguar nga “fondet sekrete” dhjetra milionë euro, jo vetëm për disa media, por po hetohet edhe për pjestarë të qeverisë shqiptare, negociuese në Marrëveshje.

Siç duken bathët nuk do jetë firmë e kollajtë për Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke u rikthyer mos dekretimi të emrit për ministër i brendshëm, ka filluar një “revoltim”, nxitur nga kryeministri Rama, që “presidenti ka bërë shkelje kushtetuese dhe duhet shkarkuar”. Nga njera anë Edi Rama publikon se gjoja ai u ka dërguar sms deputetëve që të mos prononcohen kundër mos dekretimit, sepse do kemi një plan “B”, dhe nga ana tjetër lëshon zagarët në sulm ndaj kryetarit të Shtetit.

Kjo është metodë e njohur e kryeministrit, por pa vlerë. Edi Rama ka nevojë të mbledhë mendjen, arësyen dhe të mos hap sherre të tjera, sepse ka boll nëpër këmbë litar që mund ta ngrenë zgupthi. Aq me tepër se edhe në PS, pasi largojë me kurthe dhe presione Fatmir Xhafaj, i cili po fillonte arrestimet VIP; pra nuk duken mirë punët në grupin parlamentar të PS. Të mos harrojmë opozita po planfikon rrëzimin final me protesta, edhe të dhunshme nëse policia do të reagojë keq. Zakonisht nga demonstratat kanë rënë burra me të fuqishëm se sa Edi Rama. Nëse Edi Rama ka një plan “B” për rastin Meta, kujtojmë se opozita ka plan “B” dhe “C”, ku “C-ja” është largim me forcë i kryeministrit.

Të rënë në pushtet, në drogë, mafie dhe të mbushur me korrupsion, disa në PS janë edhe kokëtula. Turren kundër Presidentit për ta shkarkuar.

Kaq budallenjë janë sa nuk e dijnë se së pari nuk ka asnjë shkelje kushtetuese, bile kushtetuta shkruan një paragraf “vetëm nëse kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Nëse Presidenti firmos marrëveshjen e detit me Greqinë, që ia sjell ministri Ditmir Bushati në tavolinë, atëhere Presidenti duhet parë mundësia e fillimit të shkarkimit.

Por në PS, përveç Fatmir Xhafës dhe Gramoz Ruçit, të cilët e njohin ligjin dhe Kushtetutën, të tjerët (jo të gjithë) qenkan ca koqe kanari, pasi që ta shkarkosh një Kryetar Shteti duhen 93 vota, që nuk i kanë pa opozitën. Duhet me pas edhe gjykata kushtetuese që të vendos me shumicë votash. Këta kaqole bëjnë si garipa e të fortë për ti hyrë në sy Edi Ramës. Të mos harrojnë në qeveria se Xhafa e ka marrë nga një kopje USB për sejcilin që ti ketë për më vonë. Edhe dosjen e Xibrakës e ka Fatmiri, diku dhe për dikë…

Ndaj shpura që bërtet se gjoja janë të indinjuar dhe revoltuar e kërkojnë fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit, ka nevojë për qese me euro dhe të qetësohen për ca ditë. Ndërsa kryeministri, që duhet pranuar nuk është si këta, të mbledhë mendjen dhe të shikojë drejt qershorit 2019, sepse do të kemi dy palë zgjedhje, parlamentare të parakohshme dhe vendore. (marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/miope-dhe-budallenje-edhe-mafioze-njekohesisht/