(Video) Grekët djegin flamurin shqiptar, nxënësja shqiptare humb ndjenjat

Protesta e grekëve kundër shqiptarëve, pas ngjarjes së ndodhur në Bularat, duket se janë zhvendosur edhe në shkolla. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, disa nxënës të një prej gjimnazeve në Kretë kanë djegur flamurin shqiptar.

Sipas raportimeve, nxënësit kanë hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur një flamur grek, ndërsa këndonin himnin e tyre kombëtar kanë djegur një flamur shqiptar.

Nisur nga kjo ngjarje, një nxënëse shqiptare, e pranishme në shkollën në fjalë, ka humbur ndjenjat.

Që prej të dielës në mbrëmje në Athinë por edhe zona të tjera të Greqisë janë zhvilluar protesta kundër shqiptarëve si dhe është djegur flamuri kombëtar.