Digjet flamuri shqiptar në Athinë (video)

Në shenjë protestë për vrasjen e shtetasit Konstandinos Kacifas, dhjetëra grekë në Athinë kanë djegur flamurin Shqiptar, ndërsa të gjithë njëzëri lëshojnë thirrje raciste dhe kërcënojnë për hakmarrje, ndërsa në banderolat që mbajnë në duart shkruhet “Konstandinos Kacifas i pavdekshëm”.

Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët.

Protesta është zhvilluar në qendër të Athinës. Ajo që bie në sy është se mediat greke nuk po transmetojnë asnjë nga icnidentet me flamurin kombëtar shqiptar. Ndërkohë që po të njëjtat media këto ditë u kanë bërë jetonë lajmeve të rreme dhe u kanë dhënë zë nacionalistëve grekë që flasin kundër Shqipërinë dhe diskriminojnë shqiptarët.