Del para Vetting-ut prokurori i çështjes ”Hajdari”

Sot në orën 12:00, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë prokurori Sokol Stojani. Trupa që do të gjykojë Stojanin është e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes “Pasaportat” dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.

Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me Kryeprokuroren e Përkohëshme, Arta Markun. Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti.