Video e pabesueshme. Pronari i bind grabitësit të vijnë më vonë në dyqan për të vjedhur dhe i arreston

Një ngjarje gati e pabesueshme ka ndodhur në Belgjikë. Një grup të rinjsh tentojnë të grabisin me armë një dyqan. Pronari u del para dhe u thotë se duhet të vijnë për grabitjen në orën 18:30 për të kryer grabitjen, pasi në këto momente nuk kishte asnjë lekë xhiro.

Dhe grabitësit paraqiten sërish, fiks në orën 18:30 duke kërkuar paratë. Por pronari kishte njoftuar policinë, e cila arrestoi brenda dyqanit tre hajdutët “profesionistë”.