Interi zbulon presidentin më të ri në histori: Unë jam gati, po ju? (VIDEO)

Steven Zhang është presidenti i ri i Inter. Lajmërimi është bërë me një video të publikuar në Twitter. Pasardhësi 26-vjeçar i Thohir ka thënë:

“Kur mbyll sytë shikoj një qytet të pasur me histori që ka akoma shumë faqe për të shkruar. Persona me ide, me dëshirën për të përmirësuar atë që i rrethon dhe veten e tyre. Një skuadër që luan përtej fushës për të fituar zemrën e të gjithëve. Por kur hap sytë shikoj se të gjitha këto janë këtu që tani. Unë jam gati, po ju?”.

Tani, në planet e presidentit të ri është Beppe Marotta, që ka dhënë një kontribut shumë të madh në suksesin e madh që Juventus ka patur në vitet e fundit në Serinë A.