Lotaria amerikane. Ambasada njoftim të rëndësishëm, shihni këtë video

Ambasada amerikane jep sot një tjetër këshillë me vlerë për të gjithë ata që janë të interesuar të plotësojnë formularin e aplikimit për lotarinë amerikane.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, ambasada amerikane kujton gjithë të interesuarit ta plotesojnë vetë formularin dhe të mos paguajnë apo besojnë asnjë tjetër.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj 👉 https://bit.ly/2RC6zZI“- shkruan ambasada.