Rama akuzon bashkinë e Shkodrës: Refuzon çdo lloj bashkëpunimi

Gjatë eventit të bashkëqeverisjes me qytetarët në ambientet e Kryeministrisë, Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes është mundësia e vetme për të zgjidhur problemet.

Pasi ka dëgjuar disa qytetarë që kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre përmes platformës, kryeministri hodhi akuza edhe në drejtim të disa bashkive.

Rama u ndal tek bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Voltana Ademi që sipas tij refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytearëve.

“Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër”- tha Rama.