Rama akuzon Ademin: Refuzon bashkëpunimin me qeverinë

Gjatë një bashkëbisedimi në kuadër zgjedhjes së problemeve të qytetarëve me anë të portalit shqipëriaqëduam, kryeministri Edi Rama hodhi akuza direkte për kreun e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Sipas Ramës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

”Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër”,-tha Rama.