Meghan Marklet i ndalohet të udhëtojë me avion

Megan Markle dhe Princi Harry kohët e fundit kanë ndarë lajmin me publikun se do të bëhen prindër.

Një anëtar i ri i familjes mbretërore pritet të vjen në pranverë, por ish-aktoren e presin muaj shumë të rëndë, sepse do të duhet t’i përmbahet rregullave mbretërore të shtatzënisë. Kështu që Meghanit i është dashur një leje speciale për turneun e saj zyrtar në Australi me Harryn, por vetëm pas javës së 12-të të shtatzënisë, kur ultrazëri konfirmoi se fëmija ishte në rregull.

Siç raporton Daily Star, Dukesha detyrohet të mos udhëtojë më dhe të marrë një pushim, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje ta vizitojë nënën që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Rregullat Mbretërore të Shtatzënisë kërkojnë që gjinia e fëmijës nuk do të bëhet i ditur deri në lindje dhe nuk duhet të marrë dhurata nga populli pasi ana financiare e tij do të jetë shumë e mirë. Një detyrë e veçantë për Harryn dhe Meghanin është përzgjedhja e emrit për fëmijën, pasi protokolli kërkon që trashëgimtari mbretëror të ketë tre deri në katër emra.

Meghan do të ndihmohet gjatë lindjes nga tre mami, dy obstetritë, tre anesteziologë, katër kirurgë dhe dy asistentë, katër pediatër, një teknik laboratori për testin e gjakut dhe tre menaxherë. Të gjitha këto rregulla janë aplikuar edhe tek Kate Middleton, e cila lindi tre fëmijë. Përveç të gjitha këtyre rregullave, personi i parë që duhet të dijë se ka filluar procesi i lindjes gjithmonë është Mbretëresha Elizabeth II-të.
/Telegrafi/