Java e 9-të/ Pas humbjes së Tiranës, kjo është renditja në Superligën Shqiptare

Mbyllet java e 9-të në Kategorinë Superiore.

Flamurtari fitoi në Vlerë me rezultatin 1-0 përballë Tiranës e cila ka pësuar një tjetër humbje duke thelluar akoma edhe më shumë krizën e rezultateve.

Pas nëntë javësh, Partizani kryeson me 22 pikë, ndërsa ndjek Skënderbeu me 20 pikë. Kukësi dhe Laçi, në vendin e tretë dhe të katërt, me nga 16 pikë. Flamurtari dhe Teuta më poshtë, të dyja me nga 14 pikë.

Tirana mbetet shumë poshtë, në vendin e shtatë, me 8 pikë, ndërsa mbyllin renditjen Kamza, Luftëtari e Kastrioti.

Kjo është renditja pas javës së 9-të:

Image