Brooklyn? Jo vlla, në Tiranë. Veliaj uron mëngjesin me një foto vërtet të veçantë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë mëngjesin qytetarëve me një foto  fantastike. Bëhet fjalë për fushat sportive tek stadiumi Dinamo të cialt kanë filluar që të vishen me ngjyra.

Entuzizmi i të rinjve që preferojnë kohën e  lirë ta kalojën në mënyrë të shëndetshme duke u marrë me aktivitete sportive, tashmë pasqyrohet edhe përmes ngjyrave të jetës në fushat sportive të basketbollit, futbollit dhe volejbollit që të sjellin në mendje terrenet sportive në Brooklyn të SHBA-ve.

Terrenet e reja sportive janë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët. Me hapjen e tyre , Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka siguruar banorët e kryeqytetit se përgjatë 4 viteve të ardhshme, Bashkia do të ndërtoje terrene sportive në çdo lagje të Tiranës, njëlloj siç ndërtoi këndet e lojërave për femijë në mandatin e parë.